Izraeli shpall “non grata” Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe i

Tetor 2, 2024 - 14:10
 0
Izraeli shpall “non grata” Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së

Ministri i Jashtëm i Izraelit ka thënë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres është “persona non grata” në Izrael dhe i ndalohet hyrja në vend.

Israel Katz thotë se vendimi i tij është një përgjigje ndaj dështimit të Guterres për të “dënuar pa mëdyshje” sulmin raketor të Iranit ndaj Izraelit të martën.

Ai akuzon shefin e OKB-së se është “anti-izraelit” dhe u jep “mbështetje terroristëve, përdhunuesve dhe vrasësve. Guterres do të mbahet mend si një njollë në historinë e OKB-së për brezat që do të vijnë”, sipas tij.

Dje, shefi i OKB-së dënoi “zgjerimin e konfliktit në Lindjen e Mesme me përshkallëzim pas përshkallëzimi” dhe bëri thirrje për një armëpushim. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.