Rritet bashkëpunimi Shkodër-Ulqin, Nimanbegu: Ndërtimi urës mbi lumin Buna nis brenda vitit

Ulqini dhe Shkodra do të kenë një bashkëpunim të shtrirë në disa fusha, ku në fokus do të jetë zhvillimi infrastrukturor dhe turizmi.

Tetor 2, 2024 - 14:45
 0
Rritet bashkëpunimi Shkodër-Ulqin, Nimanbegu: Ndërtimi urës mbi lumin Buna nis brenda vitit

Ulqini dhe Shkodra do të kenë një bashkëpunim të shtrirë në disa fusha, ku në fokus do të jetë zhvillimi infrastrukturor dhe turizmi. Kreu i komunës së Ulqinit Genci Nimanbegu, gjatë një interviste për vizionplus, thotë se brenda këtij viti pritet të nis puna për projektin më ambicioz, atë të urës mbi Bunë që lidh Ulqinin me Velipojën.

“Do të shtyjmë edhe më tej hapin për urën e Velipojës që të paktën këtë vit të bëhet fillimi i punimeve”, tha Genci Nimanbegu, kryetar i Komunës së Ulqinit.

Shqiptarët në Mal të Zi presin më shumë nga Tirana zyrtare, ndërsa Nimanbegu i cili më herët ka mbajtur postin e nënkryetarit të kuvendit dhe deputetit, nuk kursen as kritikat për ceshtje të caktuara.

“Tirana zyrtare ka obligim të jetë e dukshme aty ku ka shqiptarë pa favozrime politike”, u shpreh ai.

Në fund Nimanbegu flet edhe për kartonin jeshil prej 15 euro që paguajnë shqiptarët, i cili duhet zgjidhur nga dy qeveritë.

Vitet e fundit bashkëpunimi eshte intensifikuar dhe me investimet e reja, ndikimi pritet të jetë edhe më i madh. /vizionplus.tv

 

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.