Kaosi me tifozët ultras, lekë me thasë nga biletat e ndeshjeve dhe koncerteve

Hetimet për tifozët ultras të Milanit dhe Interit kanë zbuluar prapaskena të reja rreth xhiros së tyre të biznesit në stadiumin “San Siro”. Përpos gjobave për parkimet, shitësit ambulantë apo shërbimeve të kateringut, përfitimet e vërteta vinin nga biletat për hyrjen në impiant. Nga biletat e përfituara me çmime të ulëta nga klubi që rishiteshin, […]

Tetor 2, 2024 - 15:50
 0
Kaosi me tifozët ultras, lekë me thasë nga biletat e ndeshjeve dhe koncerteve

Hetimet për tifozët ultras të Milanit dhe Interit kanë zbuluar prapaskena të reja rreth xhiros së tyre të biznesit në stadiumin “San Siro”. Përpos gjobave për parkimet, shitësit ambulantë apo shërbimeve të kateringut, përfitimet e vërteta vinin nga biletat për hyrjen në impiant.

Nga biletat e përfituara me çmime të ulëta nga klubi që rishiteshin, te abonimet e ricikluara, për të vijuar me mënyrën më klasike: kalimin e disa personave në pikat e hyrjes. Gjithçka bëhej në bashkëpunim me personelin e sigurisë së stadiumit, që në shumë raste ishin të detyruar t’i bindeshin urdhrave, sepse në të kundërt dhunoheshin.

Hyrja e tifozëve pa bileta në “San Siro”, sipas urdhrave të kapo-ultrasve ishte kthyer në diçka të zakonshme. Kjo mënyrë garantonte përfitime të mëdha dhe të shpejta për drejtuesit e grupeve të organizuara, dhe nuk binte shumë në sy.

Shifrat monetare ishin të ndryshme në varësi të ndeshjes apo të tribunës ku hynin tifozët pa bileta. Gjithsesi, sipas hetuesve bëhet fjalë për një thes me para. Disa prej të arrestuarve flasin për një xhiro biznesi që përllogaritet në miliona euro.

Në duart e ultrasve të Interit dhe Milanit ishin edhe organizimet e koncerteve në “San Siro” apo në Hipodromin aty pranë. Sipas gazetës “La Repubblica”, përfshirja në botën e muzikës përfaqësonte një biznes që siguronte të ardhura të nivelit të lartë.

Ndërkohë, pas emrave të Simeone Inzaghi-t dhe Skriniar nga Interi, apo kapitenit të Milanit, Calabria, mes atyre që kishin kontakte me ultrasët ishin edhe Barrela e Çalhanoglu, ndërsa ish-kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti i kishte paralajmëruar tifozët se policia po i mbante nën vëzhgim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.