Merrni mbi 100 mijë lekë bruto në muaj? Nga 2025 do të plotësoni deklaratën e të ardhurave individuale

Kush merr më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojë Deklaratën Individuale të Vjetore të të Ardhurave.  Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë ose merret në dorë është mbi 80 mijë lekë, duket plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht […]

Tetor 2, 2024 - 16:45
 0
Merrni mbi 100 mijë lekë bruto në muaj? Nga 2025 do të plotësoni deklaratën e të ardhurave individuale

Kush merr më shumë se 1 milion lekë bruto në muaj, nga viti i ardhshëm do të duhet të plotësojë Deklaratën Individuale të Vjetore të të Ardhurave.  Thënë më thjesht, nëse rroga mujore neto që kalon në bankë ose merret në dorë është mbi 80 mijë lekë, duket plotësuar formulari DIVA pranë administratës tatimore. Aktualisht këtë detyrim e kanë të punësuarit me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë.

“Zgjerimi i bazës së deklarimit të të ardhurave personale, duke ulur pragun përjashtues nga 2 milion lekë në vit në 1.2 milion lekë në vit, është masë pozitive për nxitjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe deklarimin e të ardhurave”, citon A2 Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, nga viti i ardhshëm individi do të detyrohet të dorëzojë pranë administratës tatimore deklaratën DIVA edhe në rastet kur të ardhurat vjetore janë më shumë se 50.000 lekë e çdo të ardhure tjetër që nuk i nënshtrohen tatimit përfundimtar në burim. Pra, deklarimi do të bëhet edhe për të ardhurat e tjera veç punës.

“Tatimi mbi të ardhurat nga punësimi dhe kontributet e detyrueshëm të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, përbën një burim të rëndësishëm të të ardhurave tatimore në Shqipëri të cila kanë një impakt të rëndësishëm në aktivitetin ekonomik, dhe eficencën e tregut të punës. Në terma afatmesëm, sistemi aktual i taksimit të punës ka nevojë për ndërhyrje me qëllim reduktimin e ndërlikimeve që shkaktojnë disa baza tatimesh”, citon A2 Ministrinë e Financave.

Në rast se nuk do të plotësohet Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave, individi do të ngarkohet me gjoba të cilat rriten në rast se vijojnë të mos paguhen. Sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore për vitin  e shkuar DIVA u plotësua nga 73 mijë 790 individë, nga të cilët 24 mijë 224 me të ardhura mbi 2 milion lekë dhe 49 mijë e 566 të dy punësuar.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.