E rëndë në Itali! 48-vjeçari tenton të djegë ish partneren dhe babain e saj

Një 48-vjeçar është arrestuar në Crispiano të Italisë, pasi ka tentuar t’i vërë flakën ish-partneres së tij dhe babait të saj. Sipas mediave

Tetor 2, 2024 - 17:20
 0
E rëndë në Itali! 48-vjeçari tenton të djegë ish partneren dhe babain e saj

Një 48-vjeçar është arrestuar në Crispiano të Italisë, pasi ka tentuar t’i vërë flakën ish-partneres së tij dhe babait të saj.

Sipas mediave të huaja, ishte gruaja që telefonoi 112 duke thënë se ish-i i saj i kishte shkuar në shtëpi dhe po kërcënonte se do t’i vinte flakën.

Kur mbërriti policia, gruas dhe babait të saj iu hodh bidoni me benzinë. Ish-partneri i saj mbante një çakmak në dorë, por fatmirësisht policia arriti të parandalonte një tragjedi.

48-vjeçari u arrestua menjëherë nga policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.