Izraeli bën bilancin: Na janë vrarë 7 ushtarë gjatë luftimeve me Hezbollahun

Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e shtatë ushtarëve në luftimet në Libanin jugor. Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi një inkursion tokësor në Libanin jugor. Luftimet midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në Libanin jugor, thanë të dyja palët të mërkurën në deklarata të veçanta. IDF thotë se tre ushtarë ishin nga […]

Tetor 2, 2024 - 17:50
 0
Izraeli bën bilancin: Na janë vrarë 7 ushtarë gjatë luftimeve me Hezbollahun

Ushtria izraelite njoftoi vrasjen e shtatë ushtarëve në luftimet në Libanin jugor. Kjo vjen një ditë pasi Izraeli njoftoi një inkursion tokësor në Libanin jugor.

Luftimet midis trupave izraelite dhe militantëve të Hezbollahut po vazhdojnë në Libanin jugor, thanë të dyja palët të mërkurën në deklarata të veçanta.

IDF thotë se tre ushtarë ishin nga njësia Egoz, e njëjta njësi të cilës i përkiste Eitan Yitzhak Oster – ushtari i parë i konfirmuar i vrarë sot . Ai gjithashtu thotë se edhe shtatë ushtarë janë plagosur.

Në total, tetë ushtarë izraelitë janë raportuar të vrarë në luftime – të parat brenda Libanit që nga fillimi i pushtimit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.