S’ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Në janar rregullorja e re për institucionet financiare jo-banka

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti serish  të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin e 3 %. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se ky vendim u mor duke patur parasysh qëndrimin aktual të politikës monetare që është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit […]

Tetor 2, 2024 - 18:00
 0
S’ndryshon norma bazë e interesit, Sejko: Në janar rregullorja e re për institucionet financiare jo-banka

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti serish  të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin e 3 %. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha se ky vendim u mor duke patur parasysh qëndrimin aktual të politikës monetare që është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit në kontroll në terma të qëndrueshëm.

Guvernatori theksoi se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trend pozitiv zhvillimi. Ndërkohë, Sejko bëri me dije se në janar hyn në fuqi edhe rregullorja e re për institucionet financiare jo-banka.

“Kufizojmë moshën e kredimarrëve, sa i takon numrin e kredive, nuk mund të merren 2 kredi konsumatorë njëherësh, do bëhet analizë financiare e kredimarrësve. Në funksion nga ruajtja e kredi marrësve nga ngarkesave me borxh. Por mbrojmë edhe vetë institucionet ndaj kredive me probleme. Këto institucione nëse do të përballeshin me një kredi marrës problematik, do të kishin normë të lartë kredie me probleme dhe do të përballeshin me humbje”, tha Sejko.

Sipas analizës së Guvernatorit, kredia për sektorin privat ka shënuar një përshpejtim të mëtejshëm gjatë muajve korrik – gusht. Ritmi i rritjes kulmoi në nivelin 16.8% në muajin gusht, duke qëndruar në nivelet më të larta të më shumë se një dekade. Kjo kredi ka vijuar të mbulojë nevojat e biznesit dhe të familjeve shqiptare për zgjerimin e konsumit dhe të investimeve të tyre, duke dhënë një kontribut në rritje në zgjerimin e aktivitetit ekonomik.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.