“I përdor për të manipuluar opinionin”/ Ish-deputeti serb bën deklaratën e fortë: Aleksandër Vuçiç është shefi i terroristëve të Banjskës

Për ish-deputetin serb, Dragan Shormaz, shefi i grupit terrorist prej 30 personash që sulmoi fshatin Banjskë 24 shtatorin e shkuar, duke lënë të vdekur oficerin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është presidenti serb Aleksandër Vuçic. Teksa foli në një konferencë të organizuar nga Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” në Prishtinë, Shormaz ngriti […]

Tetor 2, 2024 - 19:30
 0
“I përdor për të manipuluar opinionin”/ Ish-deputeti serb bën deklaratën e fortë: Aleksandër Vuçiç është shefi i terroristëve të Banjskës

Për ish-deputetin serb, Dragan Shormaz, shefi i grupit terrorist prej 30 personash që sulmoi fshatin Banjskë 24 shtatorin e shkuar, duke lënë të vdekur oficerin e policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është presidenti serb Aleksandër Vuçic.

Teksa foli në një konferencë të organizuar nga Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” në Prishtinë, Shormaz ngriti pyetjen se si mund të arrestojë Vuçiç ata që janë përgjegjës për sulmin, duke kur ai vetë ka lidhje të drejtpërdrejta me ta.

“Si mund t’i arrestojë Vuçiç terroristët e Banjskës, kur ai është shefi i tyre?”, ishte pyetja që Shormaz ngriti.

Në vijim, ish-ligjvësnësi serb nënvizoi se Vuçiç vepron më shumë si biznesmen se sa si politikan, ndërsa Kosova sipas tij nuk përballet me ndonjë rrezik për veprime ushtarake nga Serbia.

“Vuçiç funksionon si biznesmen, jo si politikan. Propaganda ia fitoi zgjedhjet e vitit 2017”, tha Shormaz, duke theksuar se Kosova dhe Republika Srpska përdoren prej liderit serb si tema për të manipuluar opinionin publik.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.