“Përgjigjja është jo”, Biden nuk mbështet sulmin izraelit ndaj armëve bërthamore të Iranit

Joe Biden ka folur sërish pas sulmit raketor të Iranit kundër Izraelit. Në deklaratat që bëri para gazetarëve gjatë vizitës së tij në

Tetor 2, 2024 - 19:40
 0
“Përgjigjja është jo”, Biden nuk mbështet sulmin izraelit ndaj armëve bërthamore të Iranit

Joe Biden ka folur sërish pas sulmit raketor të Iranit kundër Izraelit.

Në deklaratat që bëri para gazetarëve gjatë vizitës së tij në Karolinën e Veriut, ai pranoi se nuk e mbështet sulmin izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit.

“Përgjigjja është jo,” u përgjigj ai kur u pyet për këtë.

Ndërsa ditën e djeshme ai deklaroi se mbështet mbështet mënyrë që do të zgjedhë Tel Avivi për t’iu përgjigjur Teheranit.

Përveç kësaj, Biden tha se Izraeli ka të drejtë t’i përgjigjet sulmit të djeshëm me raketa iraniane, por se duhet ta bëjë këtë në mënyrë proporcionale.

Në të njëjtën kohë, presidenti amerikan theksoi se ndaj Iranit do të vendosen sanksione pas sulmit të mbrëmshëm./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.