Zhbllokohet sfida në Ukrainë, Berat Gjimshiti kalon në avantazh Atalantën

Berat Djimsiti ka shënuar golin e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, i cili ka ardhur në sfidën kundër Shakhtar Donetsk. Pas një krosimi në zonë, topi përfundoi te Djimsiti, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh Atalantën në minutën e 21’. Ky është një mesazh i mirë përpara […]

Tetor 2, 2024 - 19:40
 0
Zhbllokohet sfida në Ukrainë, Berat Gjimshiti kalon në avantazh Atalantën

Berat Djimsiti ka shënuar golin e parë të karrierës së tij në Ligën e Kampionëve, i cili ka ardhur në sfidën kundër Shakhtar Donetsk.

Pas një krosimi në zonë, topi përfundoi te Djimsiti, i cili e shtyu drejt rrjetës, duke kaluar në avantazh Atalantën në minutën e 21’.

Ky është një mesazh i mirë përpara grumbullimit të Kombëtares shqiptare, e cila do të ketë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Republikës Çeke dhe Gjeorgjisë, me Djimsitin që pritet të rikthehet në skuadër, pasi nuk ishte i gatshëm për Sylvinhon në dy ndeshjet e para për shkak të një dëmtimi.

Top Channel

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.