Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit

Një nga xhevahiret e fundit të Evropës më në fund po i hapet botës, duke zbuluar thesaret dhe traditat e saj për udhëtarët. Një artikull në revistën franceze Transavia përshkruan bukuritë e Shqipërise dhe jep sugjerime për udhetarët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, pershkruan edhe historinë e Anit dhe Nicolas, dy sipërmarrës shqiptaro-francez, te cilët çuan […]

Tetor 2, 2024 - 20:40
 0
Shqipëria xhevahiri i fshehur i Ballkanit

Një nga xhevahiret e fundit të Evropës më në fund po i hapet botës, duke zbuluar thesaret dhe traditat e saj për udhëtarët.

Një artikull në revistën franceze Transavia përshkruan bukuritë e Shqipërise dhe jep sugjerime për udhetarët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, pershkruan edhe historinë e Anit dhe Nicolas, dy sipërmarrës shqiptaro-francez, te cilët çuan rakinë shqiptare në Francë dhe Europë nëpërmjet markës së tyre Gonxhe.

Nga ujërat blu të Rivierës deri në Alpet Shqiptare, gardianë të natyrës së egër dhe traditave stërgjyshore, ky udhëtim do t’ju çojë edhe në qytete që gumëzhijnë, duke filluar nga Tirana, kryeqyteti. Një vend ku e lashta shkrihet me modernen, ku rrugët janë plot gjallëri, me restorante, bare, kafene dhe tradita. Një nga këto tradita është edhe të mbledhurit rreth tavolinës më nga një gotë raki, pija tradicionale shqiptare.

Pas dasmës së tyre në Jale, Ani dhe Nicolas, një çift shqiptaro-francez, vendosën të ndajnë magjinë e kësaj tradite shqiptare me qytetarët e Europës. Nga ky bashkim lindi Gonxhe, një markë rakie që mishëron frymën e vendit. Përveç marketimit të Gonxhes në Evropë, përmes platformës online La Maison du Whisky, dyshja sipërmarrëse i ka dhënë rakisë së tyre, të bërë nga rrushi Perla, një atmosferë unike në vendet ekskluzive pariziane, ku baristët krijojnë kokteile orgjinale që zbulojnë karakterin unik të rakisë Perla (gonxhe.com, whisky.fr/gonxhe-raki.html, @Gonxhe_Perla).
Me logon « Rrëmbehuni nga shpirti shqiptar! », ata shpresojnë ta çojnë Gonxhen e tyre edhe në më shumë vende të botës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.