Sulm me armë në Lisbonë, vritet një grua shtatzënë dhe dy burra

Persona të armatosur qëlluan dhe vranë dy burra dhe një grua shtatzënë mesditën e së mërkurës në një lagje të Lisbonës dhe më pas

Tetor 2, 2024 - 22:35
 0
Sulm me armë në Lisbonë, vritet një grua shtatzënë dhe dy burra

Persona të armatosur qëlluan dhe vranë dy burra dhe një grua shtatzënë mesditën e së mërkurës në një lagje të Lisbonës dhe më pas u larguan me një makinë.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Peña de France të kryeqytetit portugez. Siç raporton expresso.pt, vrasjet janë kryer në brendësi të berberhanës “Granda Pente”.

Sipas gazetës “Correio da Manhã”, viktimat janë një berber, një shofer taksie dhe gruaja e tij shtatzënë (të dy kliente të berberit), ndërsa “Diário de Notícias” raporton se sulmuesit, tre burra, ishin të moshuar.

“Mund të konfirmoj se tre persona u qëlluan dhe u vranë, ndërsa sulmuesit u larguan”, tha një burim policor për agjencinë e lajmeve Reuters, duke shtuar se motivi i krimit mbetet i panjohur.

Disa raporte thonë se dy nga viktimat u qëlluan në kokë.

Sipas gazetës “SIC Notícias”, bëhet fjalë për një mosmarrëveshje mes pronarit të dyqanit dhe autorëve të dyshuar.

Të tre të dyshuarit kanë hyrë në berberhanë dhe kanë kërkuar nga berberi që t’i shërbejë, por përgjigja e tij nuk u ka pëlqyer dhe e kanë qëlluar bashkë me dy klientët, shkruan gazeta.

Vrasjet me gjakftohtësi janë të rralla në Portugali, e cila konsiderohet si një nga vendet më të sigurta në botë. Megjithatë, shkalla e krimit është rritur në vitet e fundit.

Portugalia renditet e 7-ta në listën e Indeksit Global të Paqes të vendeve më të sigurta në botë.

Raporti më i fundit i autoriteteve portugeze tregoi se vitin e kaluar u regjistruan 14,022 krime, 5.6% më shumë krahasuar me vitin 2022./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.