Libani pretendon se Nasrallah kishte rënë dakord për armëpushim para se të vritej

Ministri i Jashtëm i Libanit pretendon se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim 21-ditor të miratuar nga SHBA-ja

Tetor 3, 2024 - 08:10
 0
Libani pretendon se Nasrallah kishte rënë dakord për armëpushim para se të vritej

Ministri i Jashtëm i Libanit pretendon se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah, kishte rënë dakord për një armëpushim 21-ditor të miratuar nga SHBA-ja dhe Franca, vetëm disa ditë para se të vritej nga Izraeli në një sulm masiv në Bejrut.

“Nasrallah ra dakord, ai ra dakord”, i tha Abdullah Bou Habib Christiane Amanpour në një intervistë me CNN që u transmetua të mërkurën.

Dhe ai vazhdoi: “Ne u pajtuam plotësisht. Libani ra dakord për një armëpushim, por për t’u konsultuar me Hezbollahun. Kryetari i Parlamentit Libanez Z. Nabih Berri u konsultua me Hezbollahun dhe ne informuam amerikanët dhe francezët se çfarë ndodhi. Dhe na u tha se zoti Netanyahu ishte gjithashtu dakord me deklaratën nga të dy presidentët Biden dhe Macron.”

Habib tha se këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë Amos Hosten do të udhëtonte në Liban për të negociuar një armëpushim.

“Na u tha se Netanyahu u pajtua me këtë dhe kështu morëm miratimin e Hezbollahut për këtë dhe ju e dini se çfarë ndodhi që atëherë”, u shpreh ai.

Presidenti iranian Massoud Pezheskian u citua të thoshte të dielën se Irani ishte përmbajtur nga hakmarrja kundër vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniya nga Izraeli në Teheran për shkak të premtimeve “krejtësisht të rreme” nga SHBA dhe Evropa se ishte një armëpushim i afërt në Gaza.

“Dhënia e më shumë kohë kriminelëve të tillë do t’i inkurajojë ata të kryejnë edhe më shumë mizori”, tha ai në një takim të kabinetit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.