Japoni, bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në aeroport

Një bombë amerikane e Luftës së Dytë Botërore, e varrosur në aeroportin Miyazaki në Japoninë jugperëndimore, shpërtheu të mërkurën, duke krijuar një krater të madh

Tetor 3, 2024 - 09:00
 0
Japoni, bomba amerikane e Luftës së Dytë Botërore shpërthen në aeroport

Një bombë amerikane e Luftës së Dytë Botërore, e varrosur në aeroportin Miyazaki në Japoninë jugperëndimore, shpërtheu të mërkurën, duke krijuar një krater të madh dhe duke shkaktuar anulimin e më shumë se 80 fluturimeve.

Nga shpërthimi, siç raporton CNN, nuk ka pasur të lënduar. Përveç kësaj, zyrtarët e ministrisë së transportit thanë se nuk kishte asnjë avion aty pranë kur bomba shpërtheu.

Videot e transmetuara në televizionin japonez treguan një krater në rrugë lidhëse,  që thuhet se është rreth 7 metra në diametër dhe 1 metër i thellë.

Vihet re se qindra bomba të pashpërthyera nga lufta mbeten të varrosura në Japoni.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.