Ish-zyrtari izraelit: Askush nuk përfiton nga një luftë e tillë
Izraeli është dobësuar nga gati një vit lufte në Gaza dhe perspektiva e një konflikti të zgjatur në rajon e shqetëson popullatën e
Izraeli është dobësuar nga gati një vit lufte në Gaza dhe perspektiva e një konflikti të zgjatur në rajon e shqetëson popullatën e tij, thotë ish-drejtori i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme izraelite, Alon Liel.
“Ne po festojmë Vitin tonë të Ri dhe të gjithë po vlerësojnë vitin që kaloi – çfarë ndodhi me ne dhe me rajonin – dhe disponimi i përgjithshëm është mjaft i zymtë”, tha Liel. “Shumica e izraelitëve do të pranojnë se ky vit e ka dobësuar Izraelin socialisht, ekonomikisht, ndoshta edhe ushtarakisht, dhe askush nuk përfiton nga një luftë e tillë.”
Liel i tha Al Jazeera-s, ndërsa ai beson se opsionet diplomatike janë në dispozicion të Izraelit në Gaza dhe Liban, “krahu diplomatik ishte i paralizuar dhe nuk u përdor – ndoshta me qëllim”.
Duke komentuar mbi ofensivën tokësore të shpallur në Libanin jugor, ai tha se publiku izraelit beson se ky do të jetë një operacion i shpejtë, por ndërmarrje të tilla ushtarake “kanë natyrën e tyre dhe mund të përkeqësohen”. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?