Vetëm me zjarr

Nga ARTUR AJAZI Ndodhia e fundit në dyert e Parlamentit, ku Garda zbatonte urdhërin, dhe deputetët e opozitës i shtynin sa fuqi kishin, si dhe zjarri i mëvonshëm, tregua shumë më shumë nga ç’thonë vetë shqiptarët. “Vetëm me zjarr”-ka urdhëruar “i madhi i tyre”. Vetëm me zjarr, duhet të marrim pushtetin me një qeverisje të […]

Tetor 3, 2024 - 12:00
 0
Vetëm me zjarr

Nga ARTUR AJAZI

Ndodhia e fundit në dyert e Parlamentit, ku Garda zbatonte urdhërin, dhe deputetët e opozitës i shtynin sa fuqi kishin, si dhe zjarri i mëvonshëm, tregua shumë më shumë nga ç’thonë vetë shqiptarët. “Vetëm me zjarr”-ka urdhëruar “i madhi i tyre”. Vetëm me zjarr, duhet të marrim pushtetin me një qeverisje të tillë”- gjithmonë përsërit “i madhi i tyre”.

Dhe pasojat dihen dhe shihen. Opozita përfundimisht ka humbur qysh sot, jo vetëm zgjedhjet e vitit 2025, por edhe legjitimitetin për të qenë denjësisht e aftë të përfaqësojë mbështetësit e saj në fushatë. Vetëm me zjarr, rrëmujë, flakadanë, kaos, shkatërrime, dhe asgjë mbi problematikat e shqipëtarëve, mbi hallet e tyre, mbi përmirësimin e jetës së qytetarëve, mbi alternativën opozitare për qeverisje më të mirë. Vetëm me zjarr. Do ta gjesh zjarrin në sallën e Parlamentit, në sheshet e qyteteve, në bulevarde, dhe mbi çdo gjë tjetër, “zjarri” ekziston në mentalitetin e çdo deputeti të Partisë Demokratike.

Ata nuk heqin dorë kollaj nga dhuna, nga format ekstreme të komunikimit, nga përdorimi i mjeteve të zjarrit, madje ndjehen të ekzaltuar kur shohin tym dhe flakë. Nuk është për tu kënaqur, situata në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike.

Jo, ajo forcë politike e marrë peng nga një klan krahinor dhe familjar, duhet shpëtuar. Ajo parti politike u krijua nga studentët e Dhjetorit ’90, nga idealistët dhe progresistët, dhe që tinëzisht dhe forcërisht u privatizua egërsisht nga Berisha dhe klani i tij. Në këto 34 vite rrugëtim drejt demokracisë funksionale, nuk mbahet mënd, që PD-ja të ketë bërë qoftë edhe njëherë të vetme, fushatë elektorale pa mjete zjarri, pa britma dhe eksese, pa të shtëna kallashi dhe viktima.

Zjarri, është parathënia e çdo nisme nga ajo parti. Skenare zjarri, mendohen dhe zbatohet në terren, edhe pse nuk ka qenë kurrë nevoja. Gjithë historia 34 vjeçare e asaj partie, duket sikur ka qenë e lidhur me tymin, zjarrin, kallashin, dhunën, dhe aktet e tjera antiligjore. Edhe grupimi i saj parlamentar, duket sikur ka lindur nga “zjarri”, duken të gjithë sikur vijnë nga lufta dhe sheshet e betejave, dhe jo nga situata normale, të zgjedhur nga vota e lirë e mbështetësve të tyre. Ata kanë vite që injorojnë dhe braktisin votën dhe vullnetin e demokratëve në bazë. Ata nuk e respektojnë vullnetin dhe dëshirën e bazës, por i binden me “gati-tu” vetëm urdhërit të Berishës. Kjo opozitë po shkon me ekstremitetet e saj, drejt rrënimit.

Duke mos patur çfarë ti thonë shqiptarëve, fushata e tyre, ka gjasa të mbetet e kufizuar tek “zjarri, flaka, tymi, shkatërrimi”. Parti-zjarri, mbahet mend nga historia, ka qenë vetëm partia e Hitlerit. Ajo digjte selitë dhe objektet e kundërshtarit politik, por kjo ka ndodhur të paktën 91 vjet më parë në Berlin, dhe dihet si vajti fati i nazizmit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.