Shkoi në spital të takonte bashkëshorten pasi e dogji me benzinë, si ra policia në gjurmët e Bledar Trëndafilit, detaje nga arrestimi
Detaje të reja bëhen të ditura nga arrestimi i 45-vjeçarit, Bledar Trëndafili. Burime të sigurta thanë se para disa ditësh 45-vjeçari ka shkuar
Detaje të reja bëhen të ditura nga arrestimi i 45-vjeçarit, Bledar Trëndafili.
Burime të sigurta thanë se para disa ditësh 45-vjeçari ka shkuar në afërsi të QSUT , duke tentuar të takojë ish-bashkëshorten e tij, Melisa Trëndafili, aty ku dhe disa prej forcave blu të kryeqytetit e kanë identifikuar dhe kanë kërkuar arrestimin e tij.
45-vjeçari e ka kuptuar se ka qënë në vëzhgim policor dhe ia ka dalë të largohet me shpejtësi nga ambientet spitalore.
Nga ky moment ka pasur një bashkëpunim mes uniformave blu të kryeqytetit dhe atyre të komisariatit të Korçës, ku këta të fundit ditën e sotme kane arritur te bëjnë arrestimin e tij në lagjen nr.4 të këtij qyteti.
45-vjeçari Bledar Trëndafili do të njihet edhe me masën e sigurisë dhe akuzat e ngritura nga Prokuroria e Korçës ndaj tij.
Trëndafili akuzohet për tentativë të diegies të bashkëshortes me benzinë në afërsi të banesës së saj që kishte marrë me qera në afërsi të Bulevard “Republika”./vizionplus.tv
What's Your Reaction?