Ilir Proda prezantohet si kreu i Policisë së Shtetit, nis “furtuna” nëpër qarqe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën. “Kaluam sot stafetën e drejtimit të Policisë

Tetor 3, 2024 - 14:05
 0
Ilir Proda prezantohet si kreu i Policisë së Shtetit, nis “furtuna” nëpër qarqe

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Prodën.

“Kaluam sot stafetën e drejtimit të Policisë së Shtetit tek Ilir Proda, një oficer karriere, i cili ka gjithë mbështetjen e Qeverisë, timen si Ministër i Brendshëm dhe gjithë strukturave për t’i çuar para arritjet e deritanishme të trupës me uniformë, duke prodhuar më shumë siguri për qytetarët tanë”, u shpreh Hoxha.

“Nga sot prej Policisë së Shtetit presim qëndrueshmërinë e rezultateve por sidomos rritjen sa më të shpejtë të cilësisë së shërbimit. Procesi i reformave do të zhvillohet duke marrë parasysh rezultatet e gjithesecilit”, tha Hoxha.

MInistri Hoxha bëri me dije se ceremonia e betimit të Ilir Prodës do bëhet kur të zgjidhen edhe drejtuesit e 12 qarqeve. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.