Momente tmerri, merr flakë motori i avionit në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerë

Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori shpërtheu në flakë. Ndërhyrja ishte e menjëhershme

Tetor 3, 2024 - 14:15
 0
Momente tmerri, merr flakë motori i avionit në Brindisi, evakuohen 200 pasagjerë

Pasagjerët e një avioni përjetuan momente tmerri në aeroportin e Brindisit, kur pak para ngritjes, motori shpërtheu në flakë.

Ndërhyrja ishte e menjëhershme dhe 200 pasagjerët mundën të evakuoheshin në kohë.

Fluturimi u anulua, ndërsa aeroporti u detyrua të mbyllet përkohësisht.

“Për shkak të një problemi teknik me një avion që po përgatitej për ngritje, aeroporti Salento në Brindisi është mbyllur përkohësisht. Pasagjerët u evakuuan në mënyrë të sigurt përmes daljeve të emergjencës.”, tha kompania në një prononcim.

Pasagjerët janë tashmë në aeroport ku stafi i Aeroporti di Puglia po i ndihmon, ndërsa asnjëri prej tyre nuk u lëndua./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.