Bombardimet në Liban, Izraeli konfirmon vrasjen e 15 pjesëtarëve të Hezbollahut

Izraeli ka vazhduar këtë mëngjes me bombardimet drejt Libanit Jugor, duke përfshirë një numër të madh vendesh. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se gjatë natës avionët e saj luftarakë goditën me saktësi ndërtesën e komunës Bint Jbeil në të cilën vepronin terroristët e Hezbollahut, së bashku me sasi të mëdha armësh të Hezbollahut […]

Tetor 3, 2024 - 14:20
 0
Bombardimet në Liban, Izraeli konfirmon vrasjen e 15 pjesëtarëve të Hezbollahut

Izraeli ka vazhduar këtë mëngjes me bombardimet drejt Libanit Jugor, duke përfshirë një numër të madh vendesh.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se gjatë natës avionët e saj luftarakë goditën me saktësi ndërtesën e komunës Bint Jbeil në të cilën vepronin terroristët e Hezbollahut, së bashku me sasi të mëdha armësh të Hezbollahut të ruajtura në ndërtesë.

“Si pjesë e sulmit, rreth 15 terroristë të Hezbollahut u eliminuan”, thotë IDF.

Në përgjithësi, rreth 200 objektiva të Hezbollahut në Liban u goditën, duke përfshirë objektet e ruajtjes së armëve dhe pikat e vëzhgimit, thotë IDF.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.