“Komplotit për shpërndarjen e ketaminës”/ Mjeku pranon fajin për vdekjen e Matthew Perry-t:

Një mjek i akuzuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry është deklaruar fajtor në këtë rast. Dr Mark Chavez e pranoi fajin në një gjykatë në Los Anxhelos me akuzën e komplotit për shpërndarjen e ketaminës anestezike kirurgjikale. Chavez, 54 vjeç, drejtonte një klinikë ketamine dhe i shiste ketaminë Dr Salvador Plasencia, i cili ia […]

Tetor 3, 2024 - 14:45
 0
“Komplotit për shpërndarjen e ketaminës”/ Mjeku pranon fajin për vdekjen e Matthew Perry-t:

Një mjek i akuzuar për vdekjen e aktorit Matthew Perry është deklaruar fajtor në këtë rast.

Dr Mark Chavez e pranoi fajin në një gjykatë në Los Anxhelos me akuzën e komplotit për shpërndarjen e ketaminës anestezike kirurgjikale.

Chavez, 54 vjeç, drejtonte një klinikë ketamine dhe i shiste ketaminë Dr Salvador Plasencia, i cili ia furnizoi ato Perry-t.

Chavez është një nga pesë personat e akuzuar për vdekjen e Perry-t. Aktori 54-vjeçar u gjet i vdekur në xhakuzin e shtëpisë së tij në Kaliforninë jugore, në tetor të vitit të kaluar.

Një ekzaminim pas vdekjes zbuloi një përqendrim të lartë të ketamines në gjakun e tij dhe përcaktoi se “efektet akute” të substancës e kishin vrarë atë. Ketamina përdoret si trajtim për depresionin, ankthin dhe dhimbjen.

Në marrëveshjen e tij për pranimin e fajësisë, Chavez pranoi se ai merrte ketaminë nga klinika e tij e mëparshme dhe nga një shpërndarës me shumicë përmes një recete mashtruese. Prokurorët thanë se ndihmësi i Perry-t, Kenneth Iwamasa, punoi me dy mjekët për t’i siguruar aktorit më shumë se 50,000 dollarë ketaminë në javët para vdekjes së tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.