Proda prezantohet si kreu i ri i Policisë dhe zbulon kriteret e përzgjedhjes së krerëve të policisë në qarqe

Ilir Proda u prezantua si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha. Ai u betua se do

Tetor 3, 2024 - 14:55
 0
Proda prezantohet si kreu i ri i Policisë dhe zbulon kriteret e përzgjedhjes së krerëve të policisë në qarqe

Ilir Proda u prezantua si drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Ai u betua se do të mbajë  me nder flamurin e policisë së shtetit dhe do ta garantojë zbatimin rigoroz të ligjit.

“I nderuar zoti ministër i Brendshëm, në këtë çast solemn të veprës së të gjithë brezave të policisë shqiptare, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti, për gjakun e punonjësve të policisë të rënë dhe të plagosur në krye të detyrës, në emër të të gjithë punonjësve të policisë së shtetit, të vendosur për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike, për të garantuar zbatimin rigorozisht të ligjit, në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e policisë së shtetit”, tha Proda.

Proda u zotua gjithashtu se proceset e reja konkurruese në Policinë e Shtetit do të bazohen vetëm në performacë dhe integritet.

“Një falenderim për besimin që më ka dhënë kryeministri dhe ministri, për këtë detyrë të lartë. Duke qenë se jemi në procese të reja konkurruese, garantoj se ato do të jenë të bazuara mbi performacën që ka çdo drejtues që do të garantojë dhe integritetin. Asnjë faktor tjetër nuk do të ndikoj, për këtë jap garanci maksimale”, tha Proda. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.