Hetimet për Onkologjikun, SPAK merr në pyetje personat e përfshirë, rrëfehet Edmond Gashi

SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin e Onkologjikut. Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit

Tetor 3, 2024 - 15:20
 0
Hetimet për Onkologjikun, SPAK merr në pyetje personat e përfshirë, rrëfehet Edmond Gashi

SPAK ka nisur marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin e Onkologjikut.

Këtë të enjte është paraqitur me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, për të dhënë deklarime, mjeku Edmond Gashi.

Ndërkohë deri më tani SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët, por edhe pasurinë e tyre.

Më 26 qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit  dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut. Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që dërgohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.

Nga hetimet u zbulua se në Onkologjik u instalua një aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale dhe sidomos të sëmundjeve të kancerit të lëkurës. Që të përdoret kjo aparaturë duhet të krijohet një bunker antiradioaktiv ose antiatomik në kushtet e miratuara dhe të prezantuara nga Agjencia Atomike e Vjenës, por pajisja, sipas akuzës, u vendos jashtë kushteve teknike./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.