Liban, rreth 2000 të vdekur nga sulmet izraelite në vitin e fundit, mesazh për evakuime të reja nga IDF

Gjithsej 1,974 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 127 fëmijë dhe 9,384 të plagosur që nga fillimi i sulmeve izraelite në Liban vitin e kaluar, tha sot Ministri i Shëndetësisë i vendit, Firas

Tetor 3, 2024 - 15:20
 0
Liban, rreth 2000 të vdekur nga sulmet izraelite në vitin e fundit, mesazh për evakuime të reja nga IDF

Gjithsej 1,974 njerëz janë vrarë, duke përfshirë 127 fëmijë dhe 9,384 të plagosur që nga fillimi i sulmeve izraelite në Liban vitin e kaluar, tha sot Ministri i Shëndetësisë i vendit, Firas Abyad.

Në të njëjtën kohë, u bë e ditur se që nga bastisja e mbrëmshme në Bejrut, mbetën të vrarë nëntë persona.

Ndërkohë, IDF u bëri thirrje banorëve të 26 fshatrave në Libanin jugor që të braktisin shtëpitë e tyre dhe të lëvizin në veri të lumit El Awali.

Në një mesazh të lëshuar nga zëdhënësi i IDF-së në gjuhën arabe, thuhej se “aktiviteti i Hezbollahut e detyron IDF-në të veprojë kundër tij. IDF nuk është e interesuar t’ju dëmtojë dhe për sigurinë tuaj duhet të braktisni menjëherë shtëpitë tuaja.

Në njoftim thuhej se “kushdo që ndodhet pranë agjentëve të Hezbollahut, objekteve apo armëve të tij, po e vë jetën e tij në rrezik”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.