Messi magjeps Amerikën, “pleshti” shënon dy gola dhe shpallet kampion në sezonin e rregullt me Inter Miami

I mjaftoi një kohë e shkurtër, pak më shumë se një vit Leo Messit që të ‘pushtonte” edhe Amerikën. Nuhatja e David Bekham,

Tetor 3, 2024 - 15:30
 0
Messi magjeps Amerikën, “pleshti” shënon dy gola dhe shpallet kampion në sezonin e rregullt me Inter Miami

I mjaftoi një kohë e shkurtër, pak më shumë se një vit Leo Messit që të ‘pushtonte” edhe Amerikën.

Nuhatja e David Bekham, ish kampionit të madh anglez, të këtij sporti, pronar i Inter Majemit..ishte e duhura…vendosi t’i bëjë një ofertë Messit nisur edhe parehatia e tij në Paris dhe për ta bindur afroi tek klubi modest amerikan miqtë e tij më të mirë Buskets, Alba dhe Luis Suarez. Sot kjo katërshe e udhëhequr nga pleshti i dha Inter Majemit për herë të parë në histori titullin kampion në konferencën e lindjes. Pasi mundën në ndeshjen direkte 3 me 2 Kolumbisë, në javën e  36 të sezonit të rregullt ata janë të pakapshëm duke udhëhequr kampionatin me 68 pikë.

Kampioni argjentinas shënoi dy herë në këtë ndeshje. Fillimisht tregoi klasin e tij në fundin e pjesës së parë duke zhbllokuar shifrat…pastaj në minutën e 5 shtesë po të kësaj pjese i tregoi Amerikës dhe jo vetëm, pak nga repertori i tij i zakonshëm i goditjeve të dënimit. Në fund 37-vjeçari argjentinas festoi trofeun ekipor numër 46 të fituar në karrierë, rekord absolute, i thelluar madje pasi Dani Alvesh që nuk luan më, ka fituar 44 tituj.

Gjatë vitit 2024 në major ligen amerikane, Leo Messi ka luajtur 17 ndeshje, duke shënuar 17 gola e duke dhënë 10 asist. Mosha bën të vetën..por Amerika veçanërisht dhe e gjithë bota futbollistike ka fatin që vazhdon të shijojë pak nga magjitë e magjistarit të topit. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.