Afera ‘Partizani’, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit. Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin […]

Tetor 3, 2024 - 15:45
 0
Afera ‘Partizani’, Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, edhe ky i fundit i marrë i pandehur, është ankuar duke u bazuar në nenet 8/a dhe 110 të kodit të procedurës penale, ku flitet për administrimin e provave dhe memoriet dhe kërkesat e palëve. Po ashtu Malltezi e ka bazuar ankimin edhe në nenin 43 të kushtetutës dhe nenin 6 të konventës europiane të të drejtave të njeriut që lidhet me procesin e rregullt ligjor.

Për këtë ankim Gjykata e Lartë ka vendosur që të shqyrtohet në dhomë këshillimi me procedurë të përshpejtuar.

Më herët Malltezi ka pretenduar se SPAK dhe GJKKO nuk kanë pranuar memo të paraqitura, dokumenta por edhe një ekspertizë private që kundërshton pretendimet e organit procedues.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për korrupsion dhe pastrim parash.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.