Shqiptari dhunon dhe grabit të riun shurdhmemec në Itali, tenton të arratiset

BOLOGNA – Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia italiane pasi ka goditur me shqelma dhe grushta një të ri shurdhmemec, më

Tetor 3, 2024 - 17:30
 0
Shqiptari dhunon dhe grabit të riun shurdhmemec në Itali, tenton të arratiset

BOLOGNA – Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga Policia italiane pasi ka goditur me shqelma dhe grushta një të ri shurdhmemec, më pas i ka rrëmbyer nga dora çantën dhe ka tentuar të arratiset.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Piazza Medaglie d’Oro, përballë stacionit të trenit.

Kanë qenë vetë oficerët që kanë vënë re se një i ri ishte i shtrirë në tokë dhe se personi që po e rrihte, sapo i pa, tentoi të arratisej.

Pasi e ndoqën, e bllokuan në Piazza XX Settembre.

Ai kishte me vete çantën, celularin, portofolin dhe dokumentet.

Viktima, të cilës iu kthye malli i vjedhur, ka pësuar lëndime në fytyrë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.