Hendeku gjinor në Shqipëri: Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore sugjerojnë aktivizimin e grave në tregun e punës, si një potencial i madh dhe i pashfrytëzuar në Shqipëri. Kjo në një kohë kur dallimet gjinore mbeten të forta dhe […]

Tetor 3, 2024 - 17:40
 0
Hendeku gjinor në Shqipëri: Burrat më të pasur, gratë më të arsimuara

Shqipëria po përballet me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore, të shkaktuar nga emigrimi i pandalshëm vitet e fundit. Por institucionet financiare ndërkombëtare, si Banka Botërore sugjerojnë aktivizimin e grave në tregun e punës, si një potencial i madh dhe i pashfrytëzuar në Shqipëri. Kjo në një kohë kur dallimet gjinore mbeten të forta dhe kur paraja është domen I burrave.

Hendeku gjinor, burrat më të pasur, gratë më të

Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 80% për burrat dhe vetëm 66.7% për gratë. Pra, 13.3% më shumë aktivizim i burrave në tregun e punës, një nivel i konsiderueshëm që dëshmon për një realitet të vjetëruar ende në fuqi, ku burrat punojnë dhe gratë rrinë në shtëpi.

Një tjetër fakt që dëshmon për dallimet e forta gjinore janë pagat.

Hendeku gjinor, burrat më të pasur, gratë më të

Sipas INSTAT, paga mesatare bruto e një mashkulli është mbi 63 mijë lekë, ndërsa e një gruaje mbi 59 mijë lekë. Hendeku gjinor është 3.900 lekë ose 6.2%. E thënë ndryshe, kaq paguhet më shumë një burrë për të njëjtën punë që kryhen edhe një grua dhe vlen të theksohet se ky hendek ka ardhur duke u thelluar në vite.

Ky diskriminim ndodh në një kohë kur gratë rezultojnë më të arsimuara se burrat.

Hendeku gjinor, burrat më të pasur, gratë më të

Të dhënat tregojnë se në vitin akademik 2021-2022, numri i të diplomuarve ishte rreth 31 mijë studentë, nga të cilët 66.3% ishin vajza.

Po cilët janë sektorët kryesorë ku rezultojnë të punësuara gratë?

Hendeku gjinor, burrat më të pasur, gratë më të

Në bujqësi, gratë dominojnë kundrejt burrave, me rreth 40% kundrejt 28.7%. Gratë kanë qasje më të lartë edhe në prodhim dhe shërbimet sociale. Ndërsa në sektorët e tregtisë, transportit dhe hotelerisë, apo në ndërtim dhe industri nxjerrëse raporti përmbyset dhe burrat kanë nivel më të lartë punësimi.

Por gratë janë të angazhuara edhe në shtëpi, me kujdesin ndaj fëmijëve apo mbarëvajtjen e shtëpisë. Një punë e papaguar, por qe përllogaritet sipas Un Ëomen në mbi 380 milionë dollarë në vit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.