Vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë botën e futbollit

Sistemi i transferimeve të futbollistëve nga një klub në tjetrin mund të ndryshojë përgjithmonë të premten, kur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shpallë vendimin në çështjen e ish-lojtarit të Francës, Lassana Diarra, kundër FIFA-s. Sistemi ndërkombëtar i transferimeve, në të cilin qarkullojnë qindra miliona euro çdo vit gjatë shitblerjeve të lojtarëve, ekziston në […]

Tetor 3, 2024 - 17:55
 0
Vendimi që mund të ndryshojë përgjithmonë botën e futbollit

Sistemi i transferimeve të futbollistëve nga një klub në tjetrin mund të ndryshojë përgjithmonë të premten, kur Gjykata e Drejtësisë së Bashkimit Europian të shpallë vendimin në çështjen e ish-lojtarit të Francës, Lassana Diarra, kundër FIFA-s.

Sistemi ndërkombëtar i transferimeve, në të cilin qarkullojnë qindra miliona euro çdo vit gjatë shitblerjeve të lojtarëve, ekziston në formën që është tani, që prej vitit 2001 dhe mbikëqyret nga FIFA.

Por Diarra sfidoi organizatën kur e paditi në një gjykatë blege në vitin 2017 për shkak se nuk miratoi transferimin e tij te një klub i ri, pasi ai ekzistues, Lokomotiva e Moskës, i kishte ndërprerë kontratën.

Sipas rregullave të FIFA-s, nëse një lojtar kryen shkelje kontrate dhe më pas ajo ndërpritet nga klubi, skuadra e tij e re mund ta regjistrojë lojtarin vetëm nëse kompenson të vjetrën, shkruan A2 CNN. Ky rregull u aktivizua kur klubi belg, Charleroi u përpoq të nënshkruante me Diarra pasi kontrata e tij me klubin rus u ndërpre në vitin 2014.

FIFA nuk pranoi të lëshonte një Certifikatë Ndërkombëtare Transferimi, duke mos lejuar Charleroi të regjistronte Diarra-n në Federatën Belge të Futbollit. Në prill 2015, Dhoma e Zgjidhjes së Konflikteve në FIFA urdhëroi Diarra-n t’i paguante 10 milionë euro Lokomotivës së Moskës. Por duke qenë se në atë moment mesfushori francez ishte pa skuadër, gjykata vendosi edhe që cilido klub i ardhshëm që mund të nënshkruante me të, nuk kishte detyrime ndaj skuadrës ruse dhe Diarra nënshkroi me Marseille.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv refuzoi apelimin e Diarra-s për vendimin e FIFA-s, por lojtari hodhi në gjyq FIFA-n dhe Federatën Belge të Futbollit në një gjykatë belge, duke kërkuar 6 milionë euro dhe dëmshpërblime të tjera, pasi asnjë klub i interesuar për të në sezonin 2014-2015 nuk i ofroi kontratë për shkak të detyrimeve ndaj Lokomotivës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.