“Ishte plan i Zotit”! 50 vite të martuar, të moshuarit vdesin të përqafuar pas goditjes së uraganit “Helene”

Uragani Helene që goditi SHBA-të në fundjavë ka lënë pas mbi 190 viktima dhe shumë dëme materiale. Një çift të moshuarish u gjendën

Tetor 3, 2024 - 18:20
 0
“Ishte plan i Zotit”! 50 vite të martuar, të moshuarit vdesin të përqafuar pas goditjes së uraganit “Helene”

Uragani Helene që goditi SHBA-të në fundjavë ka lënë pas mbi 190 viktima dhe shumë dëme materiale.

Një çift të moshuarish u gjendën të pajetë ndërsa ishin të përqafuar me njëri-tjetrin, e mbi ta ishte një pemë.

Jerry dhe Marcia të cilët kishin jetuar sëbashku për më shumë se gjysmë shekulli, ndodheshin në dhomën tyre të gjumit në Beech Island, Karolina e Jugut, të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa një pemë që u shkul nga urgani ra mbi shtratin e tyre duke u marrë jetën.

Ishte nipi i tyre i cili gjeti çiftin e të moshuarve pa jetë pas urganit, ndërsa tha se ky ka qenë plani i Zotit për t’i marrë të dy sëbashku në vend që të vuanin pa njëri-tjetrin.

“Kur i nxorrën prej andej, gjyshi im me sa duket dëgjoi goditjen e pemës nga përpara dhe u rrotullua për të mbrojtur gjyshen time”, tha 22-vjeçari.

Të moshuarit janë në mesin e më shumë se 190 viktimave të vdekur nga uragani Helene, një nga stuhitë më vdekjeprurëse në historinë e SHBA.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.