“Mirë se vini në Zveçan!” Për herë të parë tabela në shqip e gjuhë të tjera

Pas 25 vitesh, në Komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, janë vendosur tabela informuese në gjuhën shqipe, anglisht dhe serbisht. Njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook kryetari i kësaj komune, Ilir Peçi. “Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato […]

Tetor 3, 2024 - 20:05
 0
“Mirë se vini në Zveçan!” Për herë të parë tabela në shqip e gjuhë të tjera

Pas 25 vitesh, në Komunën e Zveçanit, në veriun e Kosovës, janë vendosur tabela informuese në gjuhën shqipe, anglisht dhe serbisht.

Njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Facebook kryetari i kësaj komune, Ilir Peçi.

“Të gjitha këto shenja informuese janë thelbësore për banorët tanë dhe për të gjithë komunitetet që jetojnë këtu. Ato gjithashtu do t’u ofrojnë ndihmë vizitorëve nga e gjithë Kosova dhe më gjerë, duke treguar se kjo është një zonë ku diversiteti dhe bashkëjetesa janë vlera të çmuara. Bashkëpunimi ynë për të arritur këtë hap, gjithashtu shpreh angazhimin tonë të vazhdueshëm për promovimin e gjuhëve zyrtare në hapësirat publike”, shkruan kryetari i komunës në postimin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.