Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit, Erjon Shqarri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) la të enjten në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit, Erjon Shqarri. Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin, i cili […]

Tetor 3, 2024 - 20:50
 0
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit, Erjon Shqarri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA) la të enjten në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit, Erjon Shqarri.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin, i cili është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Në 8 maj, vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit i kërkuan Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit Erjon Shqarri, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.

Erjon Shqarri e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2003 si oficer i Policisë Gjyqësore. Ai u emërua prokuror në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2015 dhe prej vitit 2016 e ushtron funksionin në Prokurorinë e Vlorës.

Ai u konfirmua në detyrë më 9 prill pas një seancë të shkurtër dëgjimore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.