Dyshohet se u godit në kokë nga cjapi, 72-vjeçari nga Maliqi në rrezik për jetën

Një 72-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një bagëti e imët në Maliq. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Fshat Maliq. Sipas informacioneve të policisë, i moshuari është në gjendje të rëndë për jetën në. “Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim […]

Tetor 3, 2024 - 21:50
 0
Dyshohet se u godit në kokë nga cjapi, 72-vjeçari nga Maliqi në rrezik për jetën

Një 72-vjeçar ka përfunduar në spital pasi dyshohet se është goditur në kokë nga një bagëti e imët në Maliq.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në Fshat Maliq. Sipas informacioneve të policisë, i moshuari është në gjendje të rëndë për jetën në.

“Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.