Aksidentimi i gruas në vijat e bardha në Tiranë, Policia: E kanë kërcënuar, por…

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimet e bëra nga familjarët e një zonje, e cila u aksidentua në vijat e bardha në Tiranë, më 28 shtator, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes. Sipas familjarëve efektivi i policisë që është marrë me ngjarjen, është korruptuar nga autori dhe nuk […]

Tetor 3, 2024 - 22:40
 0
Aksidentimi i gruas në vijat e bardha në Tiranë, Policia: E kanë kërcënuar, por…

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me pretendimet e bëra nga familjarët e një zonje, e cila u aksidentua në vijat e bardha në Tiranë, më 28 shtator, ndërsa drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes.

Sipas familjarëve efektivi i policisë që është marrë me ngjarjen, është korruptuar nga autori dhe nuk është bërë drejtësi.

Sipas bluve të Tiranës, shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit për aksidentin e ndodhur kanë kryer të gjitha veprimet procedurale dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në gjendje të lirë, për shtetasin Sh. C., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast është paraqitur në komisariat punonjësi i Policisë që ka trajtuar rastin, i cili ka depozituar kallëzim se ka marrë mesazhe fyese dhe kërcënuese, në numrin e tij.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.