Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit, Netanyahu përgatit sulmin e ashpër si kundërpërgjigje

Kryeministri Benjamin Netanyahu është duke përgatitur një sulm të ashpër ndaj Iranit si kundërpërgjigje.. Këtë e raporton “Channel 12”, duke cituar burime sipas

Tetor 3, 2024 - 23:10
 0
Libani lëshoi 100 raketa ndaj Izraelit, Netanyahu përgatit sulmin e ashpër si kundërpërgjigje

Kryeministri Benjamin Netanyahu është duke përgatitur një sulm të ashpër ndaj Iranit si kundërpërgjigje..

Këtë e raporton “Channel 12”, duke cituar burime sipas të cilave Izraeli “do të kërkojë një çmim të lartë nga regjimi i Ajatollah”.

“Përgjigja e ashpër” e pritshme ishte e koordinuar ngushtë me administratën e Biden, tha stacioni televiziv, duke përmendur mundësinë e një telefonate të ardhshme midis Netanyahu dhe Biden.

Sipas raportit, përgjigja izraelite pritet të zbatohet brenda pak ditësh.

Izraeli reagoi ditën e sotme duke deklaruar se nuk do të lejojë që Hezbollahu të kthehet më në Libanin jugor.  Deklaratën e bëri shefi i Shtabit të Izraelit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.