Kërcënon Kim Jong Un: Do të përdorim armët bërthamore nëse sulmohemi

Koreja e Veriut “pa hezitim” do të përdorë armët e saj bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe SHBA, tha këtë javë

Tetor 4, 2024 - 07:55
 0
Kërcënon Kim Jong Un: Do të përdorim armët bërthamore nëse sulmohemi

Koreja e Veriut “pa hezitim” do të përdorë armët e saj bërthamore nëse sulmohet nga Koreja e Jugut dhe SHBA, tha këtë javë udhëheqësi i saj Kim Jong Un, njoftoi sot agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut, KCNA.

Pheniani do të “përdorë pa hezitim të gjitha mjetet që ka në dispozicion, duke përfshirë armët bërthamore” nëse “armiku” e sulmon atë, tha dje lideri i Koresë së Veriut, sipas agjencisë, mes tensioneve të vazhdueshme me Seulin.

Nuk ka dyshim se Kim i referohej aleancës midis Seulit dhe Uashingtonit. Koreja e Jugut nuk posedon armë bërthamore dhe mbështetet në fuqinë parandaluese të aleatit të saj kryesor, SHBA-së.

Deklaratat e Kim Jong Un erdhën pasi Koreja e Jugut festoi – të martën – ditën e forcave të armatosura.

Presidenti Yoon Seok-geil tha në një ngjarje festive se Kim do të rrezikonte “fundin e regjimit të tij” nëse do të përdorte një armë bërthamore. Ai kërcënoi se do të kishte një “përgjigje vendimtare dhe dërrmuese” nga ushtria e tij dhe aleanca Seul-Washington.

Dhjetëra mijëra personel ushtarak amerikan janë të vendosur në Korenë e Jugut.

Në mesin e shtatorit, Koreja e Veriut publikoi pamjet vizuale të objekteve të saj të pasurimit të uraniumit për herë të parë, ndërsa Kim bëri thirrje edhe një herë për zhvillimin e mëtejshëm të arsenalit bërthamor të vendit të tij.

Marrëdhëniet mes dy Koreve po kalojnë një nga periudhat më të tensionuara të viteve të fundit. Pheniani njoftoi në fillim të gushtit se po vendoste 250 raketahedhës në kufirin e tij me Korenë e Jugut. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.