Tërhoqi para me kartën e humbur të një 60-vjeçareje, arrestohet i riu në Kuçovë

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi ka tërhequr para me kartën e kreditit të një 60-vjeçareje. Policia njofton

Tetor 4, 2024 - 09:10
 0
Tërhoqi para me kartën e humbur të një 60-vjeçareje, arrestohet i riu në Kuçovë

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Kuçovës, pasi ka tërhequr para me kartën e kreditit të një 60-vjeçareje.

Policia njofton se 60-vjeçares i kishte humbur karta e kreditit dhe pas verifikimeve të bëra rezultoi se 37-vjeçari kishte tërhequr para me kartën e saj.

“Stacioni i Policisë Dimal vuri në pranga shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka tërhequr një shumë parash, me kartën e kreditit që i kishte humbur një 60-vjeçareje.”, njofton policia.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.