Liban: Izraeli paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve që të evakuohen

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se 20 qyteteve në Libanin jugor që të evakuoheshin menjëherë. Këto thirrje vijnë si paralajmërin i

Tetor 4, 2024 - 09:10
 0
Liban: Izraeli paralajmëroi banorët e më shumë se 20 qyteteve që të evakuohen

Ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të më shumë se 20 qyteteve në Libanin jugor që të evakuoheshin menjëherë. Këto thirrje vijnë si paralajmërin i sulmeve të IDF, të cilët njoftojnë qytetarët të largohen nga zonat që kanë objektiv.

Vihet re se në bombardimet e fundit të rënda në Bejrut, Izraeli goditi natën, tre ditë pas njoftimit se po fillonte një operacion tokësor në Libanin jugor.

Sulmi izraelit në periferitë jugore të kryeqytetit libanez synoi një takim në të cilin Hashem Safyeddin, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut dhe pasardhësi i supozuar i Hashem Nasrallah, po merrte pjesë në një bunker nëntokësor me drejtues të tjerë të lartë të organizatës.

Dje, të enjten, sulmet ajrore shënjestruan në veçanti Bejrutin dhe periferitë e tij jugore, duke goditur selinë e përgjithshme të shërbimit inteligjent të Hezbollahut, sipas ushtrisë izraelite.

Sipas të njëjtit burim, “15 objektiva terroristë” janë goditur në kryeqytet , objektet e organizatës shiite, në veçanti “qendrat e prodhimit të armëve dhe depot e armëve”.

Një burim i AFP në Hezbollah tha mbrëmë se 11 bombardime të njëpasnjëshme u nisën në një periferi jugore të Bejrutit. Në total, sulmet ajrore izraelite vranë 37 njerëz në 24 orë, tha ministria e shëndetësisë e Libanit gjatë natës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.