Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 14-vjeçari, arrestohet autori

Një sherr me thika është regjistruar mes disa adoleshentëve në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur I plagosur një 14-vjeçar. Policia njofton se

Tetor 4, 2024 - 10:25
 0
Sherr me thika mes adoleshentëve në Tiranë, plagoset 14-vjeçari, arrestohet autori

Një sherr me thika është regjistruar mes disa adoleshentëve në Tiranë, ku për pasojë ka mbetur I plagosur një 14-vjeçar.

Policia njofton se autor i plagosjes është një 15-vjeçar, tanimë i arrestuar.

Po ashtu, është proceduar edhe një 16-vjeçar që nuk ka kallëzuar krimin.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan një shtetas të mitur 15 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për një tjetër, 16 vjeç, pasi më datë 02.10.2024, rreth orës 18:00, në Laknas, pas një konflikti për motive të dobëta, 15-vjeçari ka goditur me mjet prerës një 14-vjeçar, ndërsa 16-vjeçari nuk ka kallëzuar krimin.”, njoftoi policia.

Adoleshenti i plagosur ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.