Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale një ditë më parë, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama la ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike. Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Prof. Dr. Arben Gjata, në një komunikim me gazetaren Alma Demiraj tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë. Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale […]

Tetor 4, 2024 - 10:35
 0
Iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale një ditë më parë, kryeministri Rama del nga spitali

Kryeministri Edi Rama la ambientet e spitalit këtë mëngjes, një ditë pasi iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale laparoskopike.

Shefi i shërbimit të kirurgjisë, Prof. Dr. Arben Gjata, në një komunikim me gazetaren Alma Demiraj tha se janë kryer të gjitha ekzaminimet e duhura dhe kreu i qeverisë ishte gati për të dalë.

Kryeministri kreu ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza. Pas përfundimit të ndërhyrjes, ai kaloi natën në mjediset spitalore të QSUNT, për të dalë këtë të premte.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.