Në mes të tensioneve të përshkallëzuara, vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani

Në mes të tensioneve të përshkallëzuara mes Izraelit dhe Libanit, vijon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani. Ditët e fundit 200 shtetas kinezë u evakuan nga ky vend . Grupi i parë i përbërë nga 69 shtetas kinezë dhe anëtarë të huaj të familjeve të tyre u nis me anije, që mbërriti në Qipro […]

Tetor 4, 2024 - 10:40
 0
Në mes të tensioneve të përshkallëzuara, vazhdon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani

Në mes të tensioneve të përshkallëzuara mes Izraelit dhe Libanit, vijon evakuimi i shtetasve të huaj nga Libani. Ditët e fundit 200 shtetas kinezë u evakuan nga ky vend .

Grupi i parë i përbërë nga 69 shtetas kinezë dhe anëtarë të huaj të familjeve të tyre u nis me anije, që mbërriti në Qipro të martën.

Grupi i dytë, i cili përbëhej nga 146 shtetas kinezë dhe pesë të huaj, u kthye të mërkurën në Pekin me një aeroplan me qira, bën të ditur “CGTN”.

Konservatori i Lartë Kombëtar Libanez i Muzikës, i financuar nga qeveria kineze pranë kryeqytetit të Libanit, Bejrut, shërbeu si pikë grumbullimi i përkohshëm për të evakuuarit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.