Mbeti viktimë e atentatit ndaj motrave Nikolli, fqinjët shprehen mos lotësh për Enean: Dhimbje e madhe, nga i keqi e pëson ai i miri!

Enea Thomaraj, 26 vjeç, dha frymën e fundit mëngjesin e kësaj të premteje, teksa prej 14 korrikut ishte në spitalin e Traumës, pasi

Tetor 4, 2024 - 10:50
 0
Mbeti viktimë e atentatit ndaj motrave Nikolli, fqinjët shprehen mos lotësh për Enean: Dhimbje e madhe, nga i keqi e pëson ai i miri!

Enea Thomaraj, 26 vjeç, dha frymën e fundit mëngjesin e kësaj të premteje, teksa prej 14 korrikut ishte në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë dëmtime të rënda kur nga shpërthimi i ra në trup dera e banesës.

Shpërthimi, që kishte si objektiv banesën e marrë me qira nga motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, la pas një viktimë të pafajshme.

Pas marrjes së lajmit për vdekjen e të riut, fqinjët e tij janë shprehur të pikëlluar, ndërsa mes lotësh shprehin dhimbjen.

“Më është mpirë truri komplet, (më erdhi keq) jashtë mase”, shprehet mes lotësh njëra nga fqinjët e të ndjerit.

Një tjetër fqinj theksoi se vdekja e të riut si pasojë e problemeve të dy motrave me eskponentë kriminalë është ngjarje mjaft e rëndë.

“Nga i keqi e pëson ai i miri. Gjynah shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe babai. Më keq nuk ka ku shkon”, tha fqinji tjetër.

Një tjetër fqinj theksoi se nuk ishin në dijeni të problemeve që motrat Nikolla kishin.

“Ato dy vajzat ishin qiraxhie, ku e dinim ne se çfarë punësh kanë me njëri-tjetrin, e ha i pafajshmi. Shumë e dhimbshme”, tha një fqinj.

Po ashtu, fqinjët bëjnë të ditur se dy motrat Nikolli, sapo është regjistruar ngjarja e rëndë, janë larguar nga banesa ku qëndronin me qira.

Fqinjët shprehen se ndihen të pasigurtë dhe kjo është një ngjarja e përmasave mjaft të mëdha që vë në pikëpyetje sigurinë e çdo qytetari./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.