Po planifikonte grabitje? Arrestohet shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia

Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me armë zjarri pa leje. Policia greke ushtroi kontroll në automjetin

Tetor 4, 2024 - 10:50
 0
Po planifikonte grabitje? Arrestohet shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia

Një 55-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Greqi, pasi është kapur me armë zjarri pa leje.

Policia greke ushtroi kontroll në automjetin e shqiptarit dhe i zbuloi 1 pistoletë TT me dy krehëra me 14 fishekë, 2 thika, 1 taser elektrik, 1 pajisje spërkatëse me piper dhe sende që mund të përdoren për hapje dyersh.

Autoritetet fqinje kanë nisur hetimet për të zbuluar qëllimet e 55-vjecarit shqiptar, duke mos përjashtuar mundësinë që ai të ketë pasur në plan të kryente ndonjë grabitje. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.