Stuhi e reshje edhe në Durrës, probleme në qarkullim! Ndërpritet lundrimi i anijeve

Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë paradites së të premtes. Stuhi me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët por edhe në qarkullimin e automjeteve. Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit […]

Tetor 4, 2024 - 11:15
 0
Stuhi e reshje edhe në Durrës, probleme në qarkullim! Ndërpritet lundrimi i anijeve

Moti i keq ka përfshirë Durrësin gjatë paradites së të premtes. Stuhi me erëra të forta dhe reshje të shumta shiu kanë krijuar probleme jo vetëm te kalimtarët por edhe në qarkullimin e automjeteve.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për Balkanweb se lundrimi detar është ndërprerë për anijet e peshkimit, ndërsa tragetet nga Durrësi drejt Barit u nisën me 8 orë vonesë për shkak të dallgeve që shkonin 6 deri 7 ballë në detin Adriatik.

Burimet nga porti detar i Durrësit bëjnë me dije se situata pritet të përmirësohet pas 24 orësh në Adriatik për lundrimet e mjeteve pa problem.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.