Dy amerikanë i bashkohen ekipt të basketbollit të meshkujve të Skënderbeut

Dy amerikanë janë bashkuar tek ekipi i basketbollit të meshkujve te Skënderbeu. Bëhet fjalë për Daniel Nlandu Kiely dhe Marc Therson Jr Emile

Tetor 4, 2024 - 11:25
 0
Dy amerikanë i bashkohen ekipt të basketbollit të meshkujve të Skënderbeut

Dy amerikanë janë bashkuar tek ekipi i basketbollit të meshkujve te Skënderbeu.

Bëhet fjalë për Daniel Nlandu Kiely dhe Marc Therson Jr Emile të cilët kanë firmosur për skuadrën korçare që luan në kategorinë e parë.

Sipas burimeve brenda klubit, ardhja e dy basketbollisteve amerikanë, njëri organizator e tjetri fundor do të bëjë të mundur kalimin e Skënderbeut në kategorinë e më të mirëve të basketbollit shqiptar

Edhe për trajnerin Ilir Nika, Skënderbeu ashtu si shumë ekipe të basketbollit në vend po kalojnë momente të vështira për shkak të mungesës së lojtarëve, ndaj ardhja e dy amerikanëve do të rrite së tepërmi nivelin e Skënderbeut

Pas volejbollit të femrave dhe meshkujve, ekipe që kanë në përbërje sportistë të huaj, klubi ka treguar kujdes edhe për basketbollin e meshkujve/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.