Manaj dhe Bare të dëmtuar, Sylvinho flet për listën e Kombëtares: Kemi nevojë për përvojën e disa lojtarëve

Trajneri Sylvinho ka dalë në një konferencë për mediat pasi u publikua lista e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës të Ligës së

Tetor 4, 2024 - 11:50
 0
Manaj dhe Bare të dëmtuar, Sylvinho flet për listën e Kombëtares: Kemi nevojë për përvojën e disa lojtarëve

Trajneri Sylvinho ka dalë në një konferencë për mediat pasi u publikua lista e Kombëtares për dy ndeshjet e radhës të Ligës së Kombeve.

Ai foli për lojtarët e dëmtuar, mes tyre Rey Manaj dhe Keidi Bare. Trajneri tha se ka thirrur emra të rinj, por ka nevojë edhe për lojtarë me eksperiencë, si Abrashi.

“Kemi tre lojtarë të dëmtuar. Manaj ka pësuar një lëndim me ekipin e tij, kemi folur dhe nuk duam të rrezikojmë. E njëjta gjë edhe për Medon Berishën. Keidi Bare është dëmtuar kudër Elches dhe nuk ka luajtur. Kemi qenë në kontakt me mjekun e Zaragozës.

Pajaziti? Më pëlqen dhe është rritur në fushë. Mund të na shërbejë shumë. Abrashi vjen sepse ka për të dhënë shumë. Ne kemi emra të rinj, por kemi nevojë edhe për përvojën. Nëse më duhet dikush në fushë, kam besim te Abrashi”, tha ai.

Lista:

Në portë janë Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe Alen Sherri.

Në mbrojtje Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Andi Hadroj, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Në mesfushë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Adrion Pajaziti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami dhe Ernest Muçi.

Në sulm Jasir Asani, Taulant Seferi, Arbër Hoxha, Myrto Uzuni dhe Mirlind Daku.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.