Sulme nga ajri e nga toka në Liban, ministri i Jashtëm iranian në Beirut pas bombardimeve izraelite

Izraeli ka paralajmëruar zgjerimin e ofensivës tokësore në territorin e Libanit. Ushtria ka lëshuar urdhra të rinj evakuimi për disa komunitete në jug

Tetor 4, 2024 - 12:30
 0
Sulme nga ajri e nga toka në Liban, ministri i Jashtëm iranian në Beirut pas bombardimeve izraelite

Izraeli ka paralajmëruar zgjerimin e ofensivës tokësore në territorin e Libanit.

Ushtria ka lëshuar urdhra të rinj evakuimi për disa komunitete në jug të vendit, jashtë zonës të shpallur neutrale nga Kombet e Bashkuara.

Forcat izraelite thanë se kanë goditur rreth 200 objektiva të Hezbollahut në mbarë Libanin, përfshirë depo të armëve dhe pika të kontrollit. Sulmet ajrore kanë vazhduar gjatë natës dhe ka pasur një seri shpërthimesh masive në periferi të Bejrutit.

Një ministër i Libanit tha se Izraeli ka shkatërruar edhe një vendkalim që është përdorur nga qindra mijëra njerëz për t’ju ikur bombardimeve, ndërsa ushtria pretendoi se e njëjta rrugë është shfrytëzuar nga grupi militant për të kontrabanduar armatime.

Bombardime masive janë raportuar edhe në afërsi të aeroportit ndërkombëtar të Libanit. Pamjet e publikuara nga mediat treguan një vatër të madhe shpërthimi në zjarr dhe shtëllunga tymi.

Sulmet e fundit duket se kanë pasur shënjestër Hashem Safieddine i cili besohet se do të pasojë Hasan Nasrallah duke marrë drejtimin e Hezbollah.

Media shtetërore e Libanit ka raportuar se ministri i jashtëm Iranian ka mbërritur në vend këtë të premte. Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë Iranian në Liban që pas vrasjes së Nasrallah, ndërsa ai do të takohet me kryeministrin dhe kryetarin e parlamentit.

Përshkallëzimi i luftimeve mes Hezbollahut dhe Izraelit ka ngritur frikën se Shtetet e Bashkuara dhe Irani do të zhyten në konfliktin e Lindjes së Mesme i cili ka shpërthyer tashmë në disa fronte. Megjithatë në një reagim të fundit, presidenti amerikan Biden tha se nuk beson se do të ketë një luftë gjithëpërfshirëse. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.