Reshje shiu në gjithë vendin, por fundjava vjen e qetë, ja si do të ‘kthejë’ moti

Ndonëse e premtja ka sjellë reshje të dendura shiu në kryeqytet dhe në të gjithë vendin pothuajse, lajme të mira për fundjavën, kohë kur reshjet do të jenë më të rralla. Sinoptikani Akil Osmani nga Meteoalb tha në një lidhje për “News24 se të paktën deri në orët e pasdites e gjithë Ultësira Perëndimore do […]

Tetor 4, 2024 - 13:05
 0
Reshje shiu në gjithë vendin, por fundjava vjen e qetë, ja si do të ‘kthejë’ moti

Ndonëse e premtja ka sjellë reshje të dendura shiu në kryeqytet dhe në të gjithë vendin pothuajse, lajme të mira për fundjavën, kohë kur reshjet do të jenë më të rralla.

Sinoptikani Akil Osmani nga Meteoalb tha në një lidhje për “News24 se të paktën deri në orët e pasdites e gjithë Ultësira Perëndimore do mbetet nën ndikimin e reshjeve.

“Do vijojnë problematikat e përmbytjeve deri në 5-6 pasdite. Më pas do ketë një përmirësim të kushteve atmosferike. Ultësira Perëndimore nga nata do ketë përmirësim të ndjeshëm”, tha Osmani.

Po me gjithë reshjet e shiut, temperaturat kanë qenë relativisht të larta, por do ketë një lëvizje të lehtë në fundjavë. “Tirana 26-27 gradë deri 28 gradë Elbasani apo Berati. Do të ketë rënie temp në fundjave me disa gradë, ato minimale do të jene 9-10 gradë. Në fundjavë do jenë prezentë reshjet por në sasi të pakët”, tha Osmani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.