Kërkoi t’i pezullohet burgimi, Gjykata e Lartë mblidhet në 15 tetor për Salianjin

Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datën 15 Tetor, ora 13:20, kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg, të depozituar nga deputeti Ervin Salianji, nëpërmjet avokatëve mbrojtës. Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi. Rekursi paraprak, së bashku me […]

Tetor 4, 2024 - 13:20
 0
Kërkoi t’i pezullohet burgimi, Gjykata e Lartë mblidhet në 15 tetor për Salianjin

Gjykata e Lartë do shqyrtojë në datën 15 Tetor, ora 13:20, kërkesën për pezullimin e vendimit të dënimit me 1 vit burg, të depozituar nga deputeti Ervin Salianji, nëpërmjet avokatëve mbrojtës.

Sokol Binaj, sipas shortit është caktuar, do të jetë relatori i çështjes, ndërsa kërkesa do shqyrtohet në dhomë këshillimi.

Rekursi paraprak, së bashku me kërkesën për pezullim, u regjistrua në datën 1 Tetor.

Salianji ndodhet aktualisht në Burgun e Fierit që prej datës 27 shtator, pasi Apeli me Juridiksion të Përgjithshëm i Tiranës e la në fuqi vendimin e shkallës së parë më 26 Shtator, për veprën penale “kallëzim i rremë”, në lidhje me dosjen “Babale”.

Salianji kërkon pezullimin e vendimit, me pretendimin se janë kryer shkelje në burgosjen e shpejtë të tij, duke mos pritur zbardhjen e vendimit të Gjykatës dhe se në dosje nuk ka pasur prova.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.