Moska heq talebanët nga lista e organizatave terroriste

Ministria e Jashtme ruse tha se mori vendimin për të hequr talebanët nga lista e organizatave terroriste, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS . “Do të

Tetor 4, 2024 - 14:15
 0
Moska heq talebanët nga lista e organizatave terroriste

Ministria e Jashtme ruse tha se mori vendimin për të hequr talebanët nga lista e organizatave terroriste, siç raportoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS .

“Do të duhet të ndiqen procedura të ndryshme ligjore në mënyrë që vendimi të hyjë në fuqi”, raportohet të ketë thënë përfaqësuesi special i presidentit Vladimir Putin për Afganistanin , Zamir Kabulov .

Putin tha në korrik se Rusia e konsideron lëvizjen talebane në Afganistan një aleat në luftën kundër terrorizmit.

Rusia ka ndërtuar ngadalë marrëdhëniet me talebanët që kur ata rifituan pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021, por lëvizja vazhdon të jetë zyrtarisht e jashtëligjshme në Rusi.

Asnjë vend nuk i ka njohur talebanët si udhëheqjen legjitime të vendit, megjithëse Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mirëpritur ambasadorët e tyre.

Moska i shpalli zyrtarisht talebanët si organizatë terroriste në vitin 2003. Heqja e tyre nga lista e organizatave terroriste do të ishte një hap i rëndësishëm i Moskës drejt normalizimit të marrëdhënieve me Afganistanin./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.